MENU
klinika

Serie A, Java 23

Lazio ia del në Parma, -1 pikë nga kreu

09.02.2020 - 20:08

Lazio po bën një sezon fantastik, duke dueluar me dy skuadrat pretendente për titullin kampion. Bardhekaltrit fituan 1-0 sonte në Parma dhe tashmë janë vetëm 1 pikë larg kreut.

Ndeshja është vendosur nga Caicedo në minutën e 41-të të pjesës së parë. Një gol që ka vendosur fatet e takimit, pavarësisht se ndeshja ka pasur plot episode të tjera.

Një tjetër ndeshje e mirë e Strakoshës, që nuk pëson gol, ndërkohë që skuadra e tij mund të llogaritet për titull, pavarësisht se Igli Tare thotë se objektivi kryesor është pjesëmarrja në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN