MENU
klinika

Serie A, Java 25

Lazio nuk fal as Genoan, mbetet 1 pikë pas Juves

23.02.2020 - 14:27

Edhe pse shumica e ndeshjeve të Serie A janë anuluar për shkak të virusit të tmerrshëm që ka pushtuar vendin fqinj, Lazio fitoi 3-2 në Genoa ndaj ekipit vendas, duke qëndruar vetëm 1 pikë pas Juventus.

Miqtë kanë kaluar në avantazh brenda 99 sekondave. Super Adam Marusic ka marrë përpara mbrojtësit e Genoas dhe ka shënuar përballë portierit, duke i dhënë avantazhin të tijve.

Ciro Immobile po zhvillon një sezon të çmendur, teksa ditën e sotme ka shënuar edhe golin e 27-të në Serie A. Në minutën e 51-të, sulmuesi shënoi golin e 0-2 për Lazion. Italiani shënoi me një goditje perfekte në cepin e portës. 27 gola në 25 ndeshje, absolutisht një sezon i çmendur për të dhe Lazion.

Gjithsesi, Genoa reagoi pas golit dhe çoi shifrat në 1-2. Një supergol i Cassatas nuk i dha asnjë shans Strakoshës. Lazio ka shënuar golin e qetësisë në minutën e 71-të me anë të Danilo Cataldit. Goli i Criscitos për vendasit në 90’ thjesht ka ngushtuar rezultatin.