MENU
klinika

Haaland shënon sërish, përgjigjet Rashica

Leipzig dhe Dortmund eliminohen nga Kupa

04.02.2020 - 22:42

Faza e 1/8 finaleve të Kupës së Gjermanisë kishte disa surpriza. Së pari, u eliminua Leipzig, që në Bundesliga ndodhet në krye me pikë të barabarta me Bayern Munchen (do të luajë nesër me Hoffenheim).

Leipzig u mposht nga Eintracht Frankfurt. Ky i fundit fitoi në shtëpi 3-1, duke u kualifikuar në cerekfinale. Por nuk mbaruan këtu surprizat, pasi në ndeshjet e darkës pati të tjera.

Ishte Werder Bremen që mposhti 3-2 Dortmund, një nga një skuadrat pretendente në këtë kompeticion. Dy gola u shënuan që në pjesën e parë, por nuk mbaroi këtu.

Haaland sërish shënon për Dortmund në pjesën e dytë. Tetë gola në 4 ndeshje për norvegjezin. Por gjithsesi, Rashica “firmosi” golin e tretë dhe kualifikoi ekipin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN