MENU
klinika

Vjen "arkitekti" gjerman

“L’Equipe”: Krerët e Milanit ikin bashkë me Piolin

19.02.2020 - 18:32

Një lajm që ka tronditur klubin e Milanit dhe tifozët e skuadrës kuqezi. Sipas prestigjozes franceze “L’Equipe”, Ralf Rangnick, arkiteti i suksesit të Red Bull Salzburg dhe Leipzig, por me një të shkuar edhe te Schalke dhe Hoffenheim, ka firmosur parakontratë me Elliott për të marrë drejtimin dhe pushtetin e Milanit duke nisur nga vera e këtij viti!

Gjermani është entuziast dhe mezi pret që të marrë detyrën e re, për të zgjidhur gjithçka në klub, teksa do t’i përgjigjet sigurisht Ivan Gazidis. “Calciomercato.com”, sakaq, zbulon dhe se kjo parakontratë me Milanin e fuqizon pozitën e Rangnick, pasi në rast se drejtuesit e fondit Elliott nuk respektojnë akordin e ndërmarrë, atëherë do të duhet ta dëmshpërblejnë financiarisht.

Nisur nga deklarata e fundit e Paolo Maldinit se “Rangnick nuk më duket profil i duhur për Milanin”, praktikisht përçarja ka ndodhur. Stefano Pioli është në muajt e fundit kuqezi, teksa Rangnick do të marrë në dorë shitjet, blerjet dhe sidomos sektorin e zbulimit të talenteve.

Kështu, Maldini dhe Boban pritet të largohen, pasi do të ulen në detyrë dhe nuk do të kenë më fuqi në vendimmarrje. Ndërkohë, Pioli pak ditë më parë deklaroi se largimi varet nga rezultatet dhe, nëse fut Milanin në Europa League, e ka kryer më së miri punën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN