MENU
klinika

"Po përballemi me burokraci"

Lezhë/ Aplikimi online hap vështirësi

08.02.2020 - 14:48

Aplikimi online për rindërtimin është i vështirë për një pjesë të madhe të banorëve të Fushë Krujës shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndaj i janë drejtuar masivisht zyrave të ngritura për këtë qëllim Në këtë njësi administrative janë ngritur katër sportele, por banorët thonë se po përballen me radhë dhe burokraci.

Banorët e Fushë Krujës thonë se nuk arrijnë të përfundojnë punë brenda ditës dhe një pjesë janë mosbesues edhe për vetë procesin që do të zgjase deri më 29 shkurt.

Ndërkohë në bashkinë e Lezhës thonë se procesi i aplikimit online po ecën me ritme të shpejta Sipas të dhanave, janë më shumë se 400 familje që kanë aplikuar në sportetet e ngritura për këtë qëllim. Sipas raportit zyrtar të qeverisë, Dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit arrijnë në 958 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pacaj: Prioritet familjet në nevojë

Lezhë/ Miratohet sistemimi i pikëzimit të banesave