MENU
klinika

Rënie drastike të çmimit

Lindja e Mesme/ “Gjunjëzohet” nafta

23.02.2020 - 14:21

Përhapja e koronavirusit mund të shkurtojë kërkesën për naftë në Kinë dhe shtete të tjera aziatikë, duke sjellur rënie të çmimeve dhe zbehur perspektivën ekonomike në Lindjen e Mesme. Instituti i Financave Ndërkombëtare (IIF) deklaroi se përpara shfaqjes së virusit, nafta pritej në një mesatare prej 60 dollarë për fuçi këtë vit, nga 64 dollarë që ishte në vitin e kaluar. Ky parashikim pritet të ndryshojë në 57 dollarë dhe do të varet nga kohëzgjatja e epidemisë.

Instituti theksoi se përhapja e virusit do t’i heqë rritjes ekonomike kinze 0.5%-0.7%. Kjo do të ketë ndikim kritik tek çmimet e naftës, që prekën në tregtinë e fundit të javës 57 dollarë. Nëse rritja ekonomike në Kinë rezulton 5%, kërkesa për naftë mund të bjerë me rreth 400,000 fuçi në ditë, sipas projeksioneve. Kjo pritet të ndikojë tek perspektiva ekonomike në Lindjen e Mesme, pavarësisht se ndikimi deri më tani tek eksportuesit e naftës është përmbajtur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë paralajmërojnë analistët?

“Goditen” tregjet e bursës në Azi dhe Europë