MENU
klinika

80 mijë ekzemplarë

Liqeni i Ulzës pasurohet me tre specie të rasatit të peshkut

18.02.2020 - 13:17

Bashkia Mat në bashkëpunim me firmën “KURUM”ka bërë të mundur hedhjen e 80 mijë ekzemplarë të peshkut të llojt ballëgjan, omur dhe krap në liqenin e Ulzës.

Aktiviteti u ndoq nga drejtues të bashkisë Mat dhe përfaqësues të firmën “KURUM” gjatë procesit të hedhjes në liqenin e Ulzës të rasatit të peshkut. Përfaqësues të “KURUM” thanë se mbështetja në këtë drejtim do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme në liqenin e Ulzës.

Ndërkohë nga ana e tij, kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj u shpreh se Bashkia do t’i japë një prioritet të veçantë sektorit të peshkimit në Ulëz, duke i vënë në dispozicion dy rojtarë të gjuetisë së paligjshme. Po ashtu, ai tha se vitin e ardhshëm do të ketë një fond të veçantë në Buxhetin e Bashkisë për hedhje rasati.

Parku Natyror Rajonal Liqeni Ulzës është një park tepër i vizitueshëm në periudhën e verës. Parku natyror rajonal ka një sipërfaqe prej 4.206 ha, ku pjesën kryesore e zënë sipërfaqet me pyje dhe përfshin dy liqenet, të cilat janë zona të rëndësishme për konservimin e biodiversitetit, por gjithashtu edhe potencialin e madh për zhvillimin e ekoturizmit.

Tashmë, Ulza është jo vetëm një destinacion turistik por dhe një liqen që ofron edhe mundësi ekonomike të kultivimit dhe të tregtimit të peshkut.