MENU
klinika

Renditja sipas “L’Equipe”

Lojtarët dhe trajnerët më të paguar në botë

07.02.2020 - 16:36

Shifrat ndryshojnë në viti në vit, madje edhe brenda një sezoni, por aktualisht Lionel Messi, mbetet futbollisti më i paguar në botë, përpara portugezit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Kjo renditje sipas klasikimit të pagave, të publikuar të premten nga “L’Equipe”. Sipas prestigjiozes franceze, Messi ka një pagë prej 8.3 milionë euro bruto në muaj, në krahasim me 4.5 që merr Ronaldo nga klubi torinez.

Të dy e tejkalojnë brazilianin e PSG, Neymar, më i paguari në Francë, me pak më shumë se 3 milionë euro në muaj, shumë përpara shokut të tij të skuadrës, francezit Kylian Mbappé, i cili nuk arrin 2 milionë euro në muaj.

Pas kapitenit të Barçës vijnë francezi Antoine Griezmann dhe uruguajani Luis Suarez, të dy me diçka më pak se 3 milionë euro në muaj. Dy lojtarët e Real Madridit, uellsiani Gareth Bale dhe belgu Eden Hazard, i ndjekin ata në La Liga me 2.5 milionë euro bruto në muaj.

FUTBOLLISTËT MË TË PAGUAR NË BOTË

1.Messi: 8,3 milionë euro bruto në muaj

2.Cristiano Ronaldo: 4,5 milionë euro

3.Neymar: 3 milionë euro

4.Griezmann: 3 milionë euro

5.Luis Suárez: 3 milionë euro

6.Bale: 2,5 milionë euro

7.Hazard: 2,5 milionë euro

8.Mbappé: 1,9 milionë euro

Kjo listë nxjerr në pah se portieri spanjoll i Manchester United, David de Gea, është lojtari më i paguar në Angli, me 1.76 milionë euro në muaj, përpara gjermanit të Arsenalit, Mesut Ozil, dhe belgut të Manchester City, Kevin de Bruyne, të dy me nga 1.64 milionë.

Në Gjermani, polaku i Bayern Munich, Robert Lewandowski, dhe partneri i tij brazilian, Coutinho, i huazuar nga Barcelona, fusin në xhep pagat më të larta, nga 1.66 milionë euro në muaj secili.

Te Juventusi, Gonzalo Higuaín dhe Paolo Dybala, me 1.09 dhe 1.06 milionë euro në muaj, ndjekin Ronaldon si lojtarin më të paguar në Itali.

Sa u përket trajnerëve, Diego Simeone, argjentinasi i Atlético Madridit, rikonfirmohet si trajneri më i paguar, me 3.6 milionë euro bruto në muaj, përpara spanjollit të Manchester City, Pep Guardiola, me 1.94 milionë euro.

Ata ndiqen nga dy trajnerë të Premier League, portugezi i Tottenham, José Mourinho, dhe gjermani i Liverpool, Jurgen Klopp, të dy me 1.46 milionë euro në muaj.

TRAJNERËT MË TË PAGUAR NË BOTË

1.Simeone: 3,6 milionë euro bruto në muaj

2.Guardiola: 1,94 milionë euro

3.Mourinho: 1,46 milionë euro

4.Klopp: 1,46 milionë euro

5.Zidane: 1,4 milionë euro

6.Antonio Conte: 1,38 milionë euro

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN