MENU
klinika

Dhe ju do ta adhuroni!

Loredana dhe Hana, momentet më ëmbla në një video

17.02.2020 - 12:04

Në dhjetor të vitit 2018, dy reperët Mozzik dhe Loredana Zefi u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Hana. Hana u bë kryefjala e jetës së tyre dhe megjithëse tashmë të ndarë, të dy mundohen të kalojnë sa më shumë kohë me të voglën e t’i plotësojnë asaj gjithçka që ka nevojë.

Pjesën më të madhe të kohës, Hana e kalon me të ëmën, Loredanën, pasi ka më shumë nevojë për përkujdesjen e saj. Shpesh reperja e merr me vete të bijën nëpër koncerte, duke u munduar të jetë sa më shumë pranë saj.

Madje, Loredana ka regjistruar momente të ëmbla me Hanën të cilat i ka publikuar ditën e sotme në Instagram.Reperja dhe e bija shfaqen duke u puthur, duke luajtur e duke u përqafuar me njëra-tjetrën, ndërsa video e tyre na e ëmbëlsoi mëngjesin.

 

View this post on Instagram

 

kolana e librave

Wo bin ich und wo bist du? #wirzweigegendiewelt @hanaaliu

A post shared by Loredana (@loredana) on

“Ku jam unë e ku je ti?”- shkruan Loredana krahas videos, duke lënë të kuptohet se kjo është loja e preferuar e Hanës.

Prej disa muajsh, reperja po shijon romancën e saj të re me reperin gjerman, Zuna, megjithatë nuk ka preferuar të flasë ende në publik për lidhjen e re.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kam ndjerë shumë urretje!”

Loredana flet pas lajmit të ndarjes me Mozzik

Këngëtarja publikon foto

Ja si duket Loredana pa make up