MENU
klinika

Menaxhimi nga shqiptari

Lotito, asnjë euro për Lazion falë Igli Tares

13.02.2020 - 19:39

Prestigjozja italiane “Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar një artikull ekipit të Lazios që edhe pse me financa modeste krahasur me disa klube të tjera, ka arritur të jetë një pikë pas Juves dhe Inter.

Këtu vlerësohet edhe strategjia e presidentit Claudio Lotito, pasi që në fillim, kur mori klubin thuajse të falimentuar në vitin 2004, ka hedhur bazat e klubit me vetëfinancim.

Kështu, që në fillim ai arriti akorde me zyrat e taksave duke shtyrë pagesën e borxhit 140 milionë euro duke e shtrirë në vite, ndërsa pastaj rinegocioi me sponsorët. Sigurisht, një nga meritat më të mëdha dhe që e ndihmoi shumë është se arriti që të zbulonte Igli Taren si drejtor sportiv.

konica sportkonica sport mobile

igli tare e lotito
igli tare e lotito

Shqiptari ndërtoi skuadër konkurruese me kosto të ulët dhe të nxorri fitime të mëdha nga lojtarë që më parë kishin qenë të panjohur. Si rrjedhojë, Lotito rezulton të jetë i vetmi president i klubeve të Serie A që janë në pozitat e larta të klasifikimit, që nuk ka hedhur asnjë euro në llogarinë e klubit të tij për menaxhimin e zakonshëm.

Përkundrazi, ai ka arritur të dalë me fitim nga klubi, pasi kompanitë e pastrimit që zotëron, paguhen nga klubi për shërbime. E gjitha kjo falë një menaxhimi të mirë nga Igli Tare, në blerje dhe në shitje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i Lazios për drejtorin sportiv

“Tare flet 5 gjuhë, perfeksionist i palodhur”