MENU
klinika

"Nëse raporti i KE është [pozitiv atëherë..."

Macron “hap derën” për Shqipërinë dhe M. e Veriut

15.02.2020 - 13:48

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të shtunën se ai do të lejojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse ekzekutivi i bllokut u jep atyre një vlerësim pozitiv muajin tjetër. Komentet e Macron erdhën gjatë Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Munih.

“Ne jemi në pritje të raportit të Komisioni Evropian në Mars…në varësi të kësaj, nëse rezultatet janë pozitive dhe vendoset besimi, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim negociatat”, deklaroi Presidenti francez.

Macron kishte refuzuar të aprovonte fillimin e të ashtuquajturave negociata të pranimit në një samit në tetor, duke thënë se procesi i pranimit të anëtarëve të rinj duhej të ndryshonte. Të shqetësuar nga ndikimi kinez dhe rus në gjashtë shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në bllok: Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut- Gjermania dhe Komisioni Evropian thanë që Macron kishte gabuar duke mos lejuar hapjen e negociatave.

Këtë muaj, Komisioni sugjeroi reforma në procesin e pranimit përgjatë linjave të një propozimi francez të bërë në nëntor, duke u dhënë qeverive të BE më shumë pushtet dhe duke e bërë më të lehtë ndalimin e negociatave dhe ngrirjen e fondeve thekson agjencia e lajmeve Reuters.