MENU
klinika

Premier League, Java 27

Manchester City fiton betejën e vendit të dytë

22.02.2020 - 20:35

Ka mjaftuar vetëm një gol, por me shumë vlerë për Manchester City-n, që ka fituar 1-0 në fushën e Leicester dhe “Qytetarët” e “blindojnë” vendin e dytë, duke mos e pasur mendjen te pezullimi për dy vjet në Champions.

Pas një pjese të parë të dobët, ku City mund të kishte pësuar gol teksa Jamie Vardy, i cili ka shtatë ndeshje pa shënuar, ishte i pafat kur goditi shtyllën në një moment që doli vetëm për vetëm me Ederson.

Pas pushimit, City fitoi një penallti, por Sergio Aguero ka shpërdoruar përsëri, kjo ishte penalltia e katërt radhazi e humbur nga Qytetarët. Ndërkohë kjo ishte penalltia e katërt e pritur nga Kasper Schmeichel në Premier League.

Ndërsa babai i tij legjenda e Man United, Peter, ka pritur vetëm tre. Shpëtimtari i kampionëve në fuqi ishte Gabriel Jesus, i cili vetëm tre minuta pasi ishte futur në fushë gjeti golin e fitores.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN