MENU
klinika

Njofton Morgan Stanley

Marrëveshja më të madhe në industrinë e financës

24.02.2020 - 06:30

Morgan Stanley njoftoi marrjen në kontroll nëpërmjet blerjes së E*Trade, një platformë shkëmbimesh aksionesh online e cila specializohet ne klientët e retail-it. Marrëveshja prej $13 miliard është më e madhja në industrinë e financës qysh prej krizës globale të 2007-09.

Në një tjetër përvetësim të madh, Franklin Templeton, një menaxher asetesh, tha se do të blinte Legg Mason, një rival të saj, në shumën e $6.5 miliard. Bizneset së bashku do të menaxhojnë asete në vlerë $1.5 trilion.