MENU
klinika

Për hekurudhën dhe autostradën

Marrëveshjet Serbin-Kosovë/ “U firmosën pa autorizimin tim”

14.02.2020 - 21:59

Kryeministri i Kosovës pas Konferecës së Sigurisë në Mynih ka bërë të ditur se janë firmosur dy marrëveshje me Serbinë për hekurudhën dhe autostradën pa autorizimin e tij.
Ai bën me dije se dy zyrtarët që ishin autorizuar nga ish- ministri Pal Lekaj firmosën marrëveshjet dhe nuk negociuan fare me qeverinë e re.
Kurti thotë se as teksti zyrtar i marrëveshjeve nuk është bërë i ditur për publikun por vetëm drafte jo zyrtare.

Kryeministri kosovar merr shembullin e hekurudhës së Merdarës ku thotë se ajo e Leshakut ëshë më me prioritet dhe se duhet një analizë e thellë për të gjitha hapat që kanë marrë ministritë e Haradinajt në të shkuarën.

Në fakt sot në Mynih Kosova dhe Serbia nënshkruan dy marrëveshjet për hekurudhën dhe autostradën, në prani të Presidentit Hashim Thaçi, homologut të tij Aleksandar Vuçiç, si dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA për dialogu, ambasadorit Grenell.

”Sot në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.

kolana e librave

Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.

Për më tepër, nëse bazohemi te një verzion i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e levërdishme sesa ajo për Merdare.

Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet.”- shkruan Kurti.

Samiti i Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim

Londër/ Kurti i buzëqeshur dhe krah për krah me Brnabiç

Ikja e shqiptarëve nga Kosova në Bllacë

Fotografi personal i Obamës publikon pamjet rrëqethëse

“Të njohë Kosovën apo të heqë dorë nga Evropa”

Vuçiç: Serbia para ultimatumit

Zëvendësimi i taksës për mallrat serbe

Partia e Haradinajt organizon tryezë në Kuvend