MENU
klinika

Shpërndahen broshura sensibilizuese

Masat ndaj koronavirusit/ Kontrolle në pikat kufitare

26.02.2020 - 13:08

Në doganën e Morinës kanë vijuar kontrollet për koronavirusin, ndërkohë që po bëhet edhe shpërndarja e broshurave informuese me këshillat për mbrojtjen nga ky virus. Qytetarët janë njoftuar se duhet të telefonojnë në numrin 127 në rast se shfaqin shenja të koronavirusit. Mësohet se përmes doganës së Morinës deri më tani ka hyrë vetëm një shtetas italian i cili nuk ka shfaqur shenja të koronavirusit. Pasi i është bërë intervistimi dhe matja e temperaturës ai është lënë i lirë.Ndërkohë që edhe në shkollat e qytetit të Kukësit po zhvillohen orë informuese nga ekipet e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor për shtimin e masave për higjenën.

Gjirokastër: Punonjësit e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër kanë shpërndarë broshura masat ndaj koronavirusin, në pikën kufitare të Kakavijës si dhe dyqane, shkolla dhe biznese. Ndërkohë Njësia e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër ka organizuar një aktivitet informues dhe sensibilzues për koronavirusin në tregun e komunitetit rom. Ata kanë shpëndarë fletë-palosje për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.

kolana e librave

 

Kontrolle në Kapshticë për koronavirusin, shtohet personeli mjekësor
Në pikën kufitare të Kapshticës është shtuar personeli mjekësor që do të kontrollojnë udhëtarët që vijnë nga vendet e huaja, nëse kanë shenja të koronavirusit. Në dispozicion të tyre janë vënë tre termometra lazer. Ndërklohë në terren qëndrojnë 4 mjekë të cilët alternohen me 3 turne. Ata bëjnë matjen e temperaturës si dhe intervistimin e udhëtarëve që futen në vendin tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gati karantinën për çdo rast"

Koronavirus/ Shtohen masat në Morinë

"Rastet e dyshuara merren me mjet të posaçëm"

Trageti në Vlorë, pasagjerët: Nuk na kontrolloi askush!


“Nuk konfirmohen raste të reja"

Lezhë/ Shërohen tre persona nga koronavirusi

"Do takohemi sa më shpejt të jetë e mundur"

Shkodra “bombë me sahat”, Yuri Kim bisedë me Voltana Ademin

Rrathët e verdhë dhe distancim

Edhe Kukësi vijëzon tregjet