MENU
klinika

"Trageti i penalizuar disa herë"

Mbetjet në Vlorë/ Analiza: Nuk kanë përbërje radioaktive

22.02.2020 - 10:15

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bllokuar anijen, e cila u ndalua një ditë më parë në Portin e Vlorës pasi rezultoi se transportonte mbetje të rrezikshme. Lajmi është konfirmuar nga Paulin Ndreu, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, i cili ka deklaruar se menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi i punës i përbërë nga inspektorë të Kontrollit Shtetëror Portual.

Ndreu bën të ditur se nga inspektimi i kryer është konstatuar se dokumentacionin e anijes “S.T. Damian”, rezultoi se mallrat që kishte në bord nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin, teksa janë marrë edhe deklarimet e kapitenit dhe oficerëve të anijes.

News24 ka siguruar raportin për mbetjet që u gjetën në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, që solli në arrestimin e 6 personave. Pas sekuestrimit të mbetjeve, është bërë analiza e tyre nëse kanë pasur përmbajtje radio-aktive.

foto galeri

Në raport thuhet se janë bërë matjet me pajisjen MINI RAD të mbetjeve, nga e cila rezultoi se ato nuk kanë përmbajtur radio-aktivitet. Procedura u shoqërua me fotografitë e nevojshme kriminalistike.

foto galeri

TE ARRESTUAR
Kujtojmë se në pranga përfunduan Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier