06.02.2020 - 08:54
Në portin detar të Durrësit tragetet e linjës me Barin vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar.
Porti i Barit vazhdon të qëndrojë i mbyllur si pasojë e motit të keq, pasi shpejtësia e erës është 70-75 km/orë me drejtim nga veriu.
Tragetet që u nisën dy net më parë nga porti i Durrësit vazhdojnë të qëndrojnë në radën e jashtme të portit të Barit.
Porti i Durrësit funksionon për anijet e tonazhit të lartë. Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkatoret vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara në port pasi nuk e përballojnë detin me forcë 7 ballë.