MENU
klinika

“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament”

Shumë humor në komedinë e vitit

22.02.2020 - 17:04

“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” është një komedi e autorit anglez Ray Cooney, sa bashkëkohore aq edhe interesante.

Politika, lojërat me pushtetin, intrigat, shantazhi, të gjitha vijnë në një ndërthurje personazhesh shumë komike për dhe shumë interesante, duke u munduar që nëpërmjet humorit dhe batutave të humorit anglez, të sjellin atë që konsiderohet realiteti mes pushtetit, korrupsionit në përgjithësi.

Komedia rikthen në teatër regjisoren Elma Doresi, me një kast fantastik aktorësh, mes të cilëve edhe emra shumë të njohur e të dashur nga publiku. Gjithçka ndodh në një dhomë hoteli. Ministri, sekretarja e opozitës dhe një dhomë hoteli, kyështë trinomi që pason me një mori ngjarjesh dramatike për personazhet, duke përcjellë situata dhe batuta nga më komiket.

Rozana Radi, Dritan Borici, Klod Hoxha, Alban Musa, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Jorida Meta dhe Aldion Matarangasi, Suela Konjari dhe Elidon Alika janë aktorët e kësaj komedie.

Në një intervistë, regjisorja Elma Doresi dhe aktorët kryesorë të komedisë Klod Hoxha e Dritan Borici flasin më shumë rreth kësaj komedia e cila prej datës 14 shkurt ka filluar të shfaqet në teatrin ‘Roland Trebicka”

“Është një farsë dhe autori thotë që është e tillë, janë ngjarje që nuk mund të ndodhin por edhe mund të ndodhin. E gjitha mbetet për t’u parë e për t’u shijuar. Kemi nevojë të qeshim dhe farsa ta jep këtë mundësi. Vepra është një çmenduri sepse kërkon një përqendrim nga ana aktoriale dhe aktorët duhet të punojnë shumë”- ka thënë regjisorja Elma Dorezi.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit