MENU
klinika

Këngëtarja shqiptare habit me deklaratën e saj

“Më kanë bërë lesbike”

29.02.2020 - 20:07

Pasditen e sotme, Mariza Ikonomi ishte e ftuar në emisionin “Pop Culture” dhe si rrallë foli për jetën e saj personale.

Ndonëse përpiqet që të mbajë jetën e saj larg vëmendjes mediatike, Mariza disa herë është bërë pjesë e lajmeve rozë. Gjatë intervistës, Dojna e ktheu pas në kohë duke i përmendur disa nga thashethemet që kanë qarkulluar dhe Mariza tregoi atë më pikantin.

Ajo tha se një herë e një kohë ka qarkulluar një lajm ku thuhej se ajo ishte lesbike.

“Thashetheme kam dëgjuar plot, por më i çuditshmi ka qenë që mbaj mend më kanë nxjerrë një foto me babin duke ecur në rrugë dhe ma kanë bërë të dashur. Ndërkohë dhe me shoqen time, shkruanin pse nuk e fsheh shokun por fsheh shoqen, më bënin lesbike dhe më kanë nxjerrë një foto me të”- tregoi Mariza.