MENU
klinika

Nga Salih Mehmeti

Mençunia diplomatike sot

29.02.2020 - 09:06

Prej 1999 e këndej, inteligjenca ushtarake e Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka botue edhe në shqip raporte, analiza e libra për Jonin, Epirin e raportet e shojshoqshme shqiptaro-greke.

Në analiza të Petifferit, Vickersit etj, nuk ka fundja kurgja rastësore. Interesat e vjetra britanike në trekandshin Korfuz-Maltë-Qefaloni shihen nga perspektiva moderne.

G.Cakaj përnjime mundet me u kreditue si dikush që e ka risu MPJ-në me kreativitet e me elan. Por diplomacia shqiptare s’ka ba hop cilësor e aty ku realiteti gjeopolitik shtron sfida, përgjigjja diplomatike shqiptare vazhdon me qenë reprodukim i fjalorit të nji eurokracie mediokre.

Inati bre me të ardh që nuhatje ma të mirë me pas Enveri e Hysni Kapo te “Zëri i Popullit” kur lufta e nxiu qiellin e Qipros mes Greqisë e Turkisë sesa këta sharlatanë që i nxanë venet e ekspertëve e gjeostrategëve.

Mesdheu lindor po vlon mes fuqive që, nëpërmjet delimitimeve, kufijve ujorë e vijave imagjinare, po e projektojnë vetën. Greqi, Turki, Itali, Egjipt e Libi i kanë hedhë zaret, ndërkohë pozicioni shqiptar shërben si aset turk. Kurgja ma shumë! Sa herë dështon Turkia në Egje, Joni shqiptar instrumentalizohet si avantazh turk me i ba trysni Greqisë. Erdogani e ka marr peng Ramën; shërbimi informativ turk kontrollon krejt strukturat diplomatike, informative e ato të sigurisë n’Shqipni… Kjo na shitet si mençuni diplomatike