MENU
klinika

Ndryshimet në makinën e Hamilton

Mercedes nën hetim ende pa nisur sezoni

20.02.2020 - 21:35

Ende pa nisur sezoni i Formula 1, ka shpërthyer një skandal. Në ditën e dytë e testeve në pistën spanjolle të Montmelo vëmendja ishte te një lëvizje anormale e timonit të makinës së Lewis Hamilton me makinën Mercedes.

Një lëvizje para e mbrapa e timonit të makinës Mercedes u vu re nga pamjet televizive, sidomos nga kamera që është vendosur sipër kokës së pilotit. Kur njëvendëshja e pilotit britanik hyn në pjesën e drejtë timoni spostohet pas, ndërsa kur nisin kthesat ai spostohet para, kthehet në gjendjen fillestare.

Jo vetëm kaq, por edhe rrotat e përparme kanë një spostim të lehtë të konvergjencës në pjesën e brendshme kur ndodhin këto manovra të timonit. Sipas specialistëve kjo është e ndaluar, pasi kjo lëvizje e dyshimtë e timonit dhe rrotave i jep një avantazh pilotit dhe makinës, në përdorimin e aseteve të njëvendëshes dhe konsumit më të vogël të gomave.

Rregullorja thotë se çdo ndryshim i sistemit të pilotimit duhet të ndodhë vetëm kur makina është e ndaluar dhe jo kur garon në pistë. Mediat e ndryshme botërore bëjnë me dije se FIA ka nisur një hetim në lidhje me këtë çështje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN