MENU
klinika

UEFA pas përhapjes së koronavirusit

Merret vendimi për ndeshjen e Interit në Europë

24.02.2020 - 20:32

Pas vendimit të Federatës Italiane të Futbollit për zhvillimin e javës 26-të pa tifozë, edhe UEFA jep lajmin e keq për tifozët e Interit. Ndeshja mes Interit dhe Ludogorets për Europa League do të zhvillohet sipas planit, por do të luhet pa praninë e tifozëve në tribuna.

Vendimi është marrë tashmë zyrtarisht nga autoritetet e shëndetësisë në Itali dhe UEFA-s, e cila ua ka komunikuar klubeve një gjë të tillë. Konfirmimi ka ardhur nga klubi bullgar, i cili me një njoftim në faqen e vet zyrtare ua bëri të ditur tifozëve të vet se cila është masa që kanë ndërmarrë ndërkombëtarët për këtë sfidë që luhet në “San Siro”.

Prioritet është siguria pas shpërthimit të koronavirus në veriun e Italisë. Kësisoj, klubi lajmëronte tifozët që të anulonin vizitën e tyre drejt Italisë, edhe pse kishin muaj që e planifikonin.

Edhe Inter kishte konfirmuar që në mëngjes se autoritetet sanitare kishin dhënë “ok” që sfida të zhvillohej në impiantin e boshatisur. Ndërkohë, UEFA kishte siguruar se situata në veriun e Italisë ishte vazhdimisht nën vëzhgim dhe për çdo ndryshim të mundshëm, do të njoftoheshin klubet. Tifozët do të kompensohen për biletat e blera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN