MENU
klinika

Ismail Qemali për ndërhyrjen serbe

“Mes Austro-Hungarisë dhe Serbisë, do të luftonim përkrah…”

25.02.2020 - 13:04

       Nga Aurenc Bebja

“La Libre Parole” ka botuar, të mërkurën e 13 nëntorit 1912, në ballinë, shkrimin e gazetës austriake “Neue Freie Presse” në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit ndaj ndërhyrjes serbe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vjenë, 12 nëntor

Neue Freie Presse botoi një intervistë të Ismail Qemal Beut, udhëheqësit shqiptar, i cili tha se Serbia nuk ka asnjë të drejtë të përparojë drejt Adriatikut dhe të copëtojë Shqipërinë.

Në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin, nuk ka qoftë dhe një serb të vetëm. Ka disa familje serbe në Shkodër dhe disa mijëra bullgarë në sanxhakun e Dibrës.

Nëse do të shpërthente lufta midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë, të gjithë shqiptarët do të merrnin armët në favor të Austro-Hungarisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeredaktori i “Pro Armenia” (maj 1901)

“Ismail Qemali i përndjekur nga regjimi i Abdul Hamidit ”