MENU
klinika

La Liga, Java 22

Messi shërben dy herë, Fati i jep fitoren Barçës

02.02.2020 - 22:54

Lionel Messi është kthyer në rolin e pasuesit sonte për Ansu Fati, që ka shënuar 2 golat e fitores 2-1 ndaj Levantes. Barcelona rikthehet -3 pikë nga Real Madrid pas këtij suksesi.

Të dy golat janë shënuar në harkun kohor të një minute e gjysmë. Fillimisht në të 30’ dhe më pas në 31’, Messi jep dy asiste radhazi dhe talenti Ansu Fati nuk fal.

Pjesa e dytë ishte dominimin total i Barcelonës, por nuk ishte e thënë që të shënohej sërish. Goli i Levantes në 93’ thjesht ngushtoi diferencën. Një sukses që i fut katalanasit në luftën për të mbrojtur titullin kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN