MENU
klinika

Flet Pep Guardiola

“Messi te City? Dëshira ime është…”

07.02.2020 - 15:32

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka kërkuar t’i shuajë njëherë e mirë spekulimet lidhur me një transferim të mundshëm të Lionel Messit te Manchester City, me bekimin e tij.

Ish-trajneri i Barcelonës pret që ylli argjentinas të “dalë në pension” në “Camp Nou”, me skuadrën që e ka lidhur krejt karrierën si futbollist. Guardiola tha:

 

“Messi është një lojtar për Barcelonën, ai do të qëndrojë atje. Kjo është edhe dëshira ime. Nuk do të as për lojtarët e një klubi tjetër, por duhet një sqarim për zërat e dy ditëve të fundit. Unë mendoj se Leo do ta përfundojë karrierën atje, çka është edhe dëshira ime”.