MENU
klinika

Tifozët në radhë për yllin botëror

Messit i bëjnë pritje madhështore në Napoli

24.02.2020 - 18:34

Barcelona do të luajë nesër në “San Paolo” ndeshjen e parë për 1/8 finale të Champions League, ku pritës është skuadra e Napolit. Për këtë arsye, tifozët napolitanë janë dyndur kur ka mbërritur autobusi me futbollistët kaltalanas.

E gjithë vëmendja dhe thirrjet e tyre ishin për Messin. Dashuria e napolitanëve për numrat 10 të Argjentinës nuk ka fund, edhe kur ato zbarkojnë në qytetin italian si kundërshtarë. Napolitanët ende kanë idhull Maradonën, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme me skuadrën e kaltër.

Thirrjet që i kushtoheshin Messit, por edhe ato të famshmet e viteve ’80 si “Ho visto Maradona”, pushtuan sheshin rrotull hotelit ndërsa katalanasit futeshin nën masa të rrepta sigurie.

Gjithçka ndryshe nga ajo që përjetoi Real Madrid kur u ndesh me napolitanët në Ligën e Kampioneve. Asokohe hoteli u rrethua, por tifozët e bënë për të vërshëllyer Ronaldon dhe shokët e tij e për t’i vënë nën trysni para sfidës mes dy skuadrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN