MENU
klinika

Ja cila është arsyeja

Meta ‘shuplakë’ socialistëve: Maxhoranca rrëmben anëtarët e Gjykatës Kushtetuese….

17.02.2020 - 22:15

Presidenti i vendit Ilir Meta i ftuar në emisionin “Open” në “Top Channel” tha se arsyeja pse Partia Socialiste po tenton të rrëmbejë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese është për të mbyllur çështje të hapura si PPP-të me vlerën e madhe 1 miliard euro.

Meta u shpreh se është e turpshme të thërrasësh Komisionin e Venecias për një nen që e kanë shkruar vetë, sa i përket mënyrës së përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Maxhoranca do të vjedhë Kushtetutën, unë po e mbroj. Maxhoranca e thirri Venecian, për t’u tallur me Venecian. E thirrën sepse u acaruan për Dovranin. Këta miratuan natën ligjin pë të cilën thirrën Venecian. Duan të dhunojnë Kushtetutën në mënyrë fragrante.Jemi bërë shteti më qesharak në botë falë kësaj mazhorance të papërgjegjshme, e cila fton Venecian që të na lexojë nenin 179 në Kushtetutë që e ka shkruar vetë Venecia.

U shqetësuan për kallëzimin ndaj Dvoranit dhe çfarë bënë? Një ditë para se Venecia të vinte, këta miratuan ligjin natën dhe të fusin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nga oxhaku dhe të dhunojnë Kushtetutën në mënyrë të hapur dhe flagrante. Nuk e thirra Venecian se më vinte turp t’i thirrja dhe t’i pyesja pse e keni shkruar kështu”, deklaroi Meta.

Ilir Meta më tej hodhi akuza të rënda mbi maxhorancën socialiste.

Nuk është interpretim këtu. Kushtetuta është e qartë. Mazhoranca thotë se do ta vjedh unë atë që të takon që këto PPP-të që janë 1 miliardë euro dhe të gjitha çështjet e tjera t’i mbyllë. Parlamenti i tha që atë ligjin e miratuam dje mos e fusni. Si do të ndiheshit ju?

Çdo gjë që është shkruar në Kushtetutë është bërë nga Venecia. Këtu kemi të bëjmë me rrëmbim të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta.