Merita Tola është e vetmja që mbijetoi, pas tragjedisë në familjen Tola, në Ostren të Bulqizës, ku nga rrjedhja e gazit humbën jetën nëna me dy fëmijët adoleshentë, Rudinën 18 vjeçe dhe Fatjonin 14 vjeç.

Pak më parë, Presidenti Meta iu shprehu ngushëllimet e thella familjarëve për tragjedinë, ndërsa më vonë do të shkojë te Spitali i Traumës për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të të miturës.