MENU
klinika

Serie A, Java 25

Milanit i ikën fitorja në fundin e ndeshjes

22.02.2020 - 22:54

Milan ka lënë dy pikë me shumë vlerë në Firenze, teksa ka pësuar gol në fund dhe Fiorentina ka barazuar 1-1 në shtëpi. Një pikë që vlen pak për të dyja skuadrat, sidomos për kuqezinjtë.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh 1-0 falë golit të Rebic (56′) dhe kanë luajtur me një lojtar më shumë nga minuta e 62-të, por nuk kanë arritur të marrin tri pikët.

Fiorentina, në fakt, ka fiksuar shifrat në 1-1 falë penalltisë së fituar nga Cutrone dhe të transformuar nga Pulgar (85′). Ndeshja e luajtur në Franchi pritet të shkaktojë shumë polemika në ditët në vazhdim për shkak të VAR dhe vendimeve të arbitrit Calverese.

Goli i anuluar Ibrahimovic-it në pjesën e parë, kartoni i kuq ndaj Dalbert dhe penalltia e dhënë në fund për vendasit pritet të jenë rastet më të diskutuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN