MENU
klinika

NBA

Milwaukee nuk ka të ndalur në Lindje

11.02.2020 - 11:20

Skuadra e Milwaukee vijon të dominojë renditjen, si të Konferencës së Lindjes ashtu dhe të NBA-së, duke qenë ekipi më i mirë. Bucks fituan sot 123-111 ndaj Sacramento, suksesi i 46-të sezonal.

Edhe pse Antetokounmpo nuk u aktivizua, mirë u paraqitën Middleton me 28 pikë e 11 rebound si dhe Bledsoe me 28 pikë. Fitojnë edhe Lakers, që kryesojnë renditjen në Perëndim.

Ekipi kalifornian mposhti 125-100 Phoenix, sfidë ku Davis realizoi 25 pikë e 10 rebound, Rondo 23 pikë e LeBron 17. Fitore të rëndësishme për renditjen kori edhe Denver, që mundi 127-120 San Antonio.

Miqtë e dominuan ndeshjen shumicën e kohës (Aldridge 33 pikë), duke u shkëputur deri në 22 pikë. Gjithsesi, në fund vjen përmbysja e Denver, ku u dalluan Murray me 26 pikë e Millsap me 22. Miami, falë 21 pikëve të Butler mundi 113-101 Golden State, ndërsa Utah Jazz fitoi 123-119 ndaj Dallas (Clarkson 25 pikë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN