MENU
klinika

NBA

Milwaukee, skuadra e parë që hyn në play-off

25.02.2020 - 11:21

Milwaukee Bucks është skuadra e parë nga Konferenca e Lindjes në NBA që kap zonën e play off-it. Kjo ndodhi pas fitores 137-134 ndaj Washington Wizards. Një sukses i arritur pas kohës shtesë.

Ndeshja e zhvilluar në Capital One Arena të Washingtonit dhuroi spektakël, me kohën e rregullt që përfundoi 123-123, ndërsa në shtesë miqtë fituan 14-11.

Middleton me 40 pikë ishte shënuesi më i mirë për Milwaukee, duke bërë diferencën në fushë, ndërsa për Washington u dallua Beal me 55 pikë, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra e Houston Rockets, që mundi 123-112 ekipin e Neë York, ndeshje e dominuar nga teksanët. Harden me 37 pikë ishte shënuesi më i mirë i kësaj sfide. E katërta fitore radhazi për Houston, që merr vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit.

Pas 3 humbjeve radhazi, rikthehet te suksesi ekipi i Los Angeles Clippers, që mundi 124-97 Memphis, duke ruajtur ritmin e më të mirëve, me Leonard që realizoi 25 pikë. Zhgënjen Utah Jazz, që u mund 131-111 në fushën e tij nga Phoenix Suns.