MENU
klinika

"Procesi shton koston..."

Mishi që vjen nga Brazili nuk do të kontrollohet 100%

16.02.2020 - 17:24

Kontenierët që vijnë me mish nga Brazili nuk do të kontrollohen 100% në pikat kufitare. Në një urdhër të ministrisë së Bujqësisë thuhet se ngarkesat e mishit që vijnë nga Brazili nuk do kontrollohen të gjitha, por vetëm ato që janë kapur më parë me shkelje. Me këtë vendim Ministria ndryshon urdhrin e vitit 2017 të nxjerrë nga ish ministri Edmond Panariti i cili detyronte organet doganore të kontrollonin cdo ngarkesë me mish që importohej në vend.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë ky urdhër nuk eliminon kontrollet në pikat doganore, por i dyfishon për ato kompani që nuk kanë respektuar më parë rregullat dhe kanë sjellë në vend mish me probleme. Për ish-zëvendësministrin e Bujqësisë Alban Zusi, ky ishte një vendim i mirë dhe i vonuar. Zusi shtoi se kontrollet shtojnë koston për konsumatorin.

“Prej tre vitesh ishim ne një situatë jonormale, pasi ngarkesat nga Brazili kontrolloheshin në masën e 100% duke krijuar një kosto tepër të lartë. Brazili është furnitori më i madh në botë për mish. Dhe ne duke ushtruar kontroll 100% i rritëm koston e produktit të mishit që rëndoi në konsumatorin fundor, dhe nuk krijuam asnjë vlerë të shtuar sigurie për konsumatorin.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Niveli i importeve problematike ka rezultuar 0.1%.Mishi që vinte nga brazili kontrollohej për përmbajtje që janë të parrezikshme tek mishi i derrit kryesisht. Bëhet fjalë për patogjen që shkatërrohen gjatë temperaturave të larta të pjekjes dhe mishi i derrit nuk konsumohet kurdo”, tha Zusi.

Por nga ana tjetër vlera e mishit që importon Shqipëria nga jashtë arrin në 736.5 milionë lekë, ndërsa ne eksportojmë vetëm 10.9 milionë lekë. Bazuar në të dhënat e INSTAT, ne importojmë në shifra të larta edhe kafshë të gjalla, pasi kemi importuar 423.7 milionë lekë dhe kemi eksportuar 6.1 milionë lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Masa për asgjesimin e tij

AKU bllokon 2130 kg produkt mish pule