MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 21

Mjafton 1 gol, mrekullia e tetë e Tiranës

07.02.2020 - 19:52

Vllaznia-Tirana hapi javën e 21-të të Kategorisë Superiore në futboll. Klasikja shqiptare e luajtur në “Loro Borici” prodhoi vetëm 1 gola, me bardheblutë që fituan 0-1. Fitorja e tetë radhazi për Tiranën.

Pjesa e parë ka qenë më e qetë, me Tiranën pak më shumë ngacmuese në drejtim të vendasve, ndërsa kundërsulmi shkodran pak funksionoi.

E dyta ishte e më e luftuar, me më shumë raste. Goli do të vinte në minutën e 86-të. Cobbinah nuk fal dhe më pas Tirana administron minutat e mbetura. Bardheblutë marrin kreun e renditjes provizore.