MENU
klinika

Serie A, Java 24

Mjafton Rebic, Milan edhe më afër Europës

17.02.2020 - 22:41

Milan është rikthyer me fitore në kampionat, duke lënë pas humbjen në derbi. Kuqezinjtë fituan 1-0 në shtëpi ndaj Torinos dhe tashmë Europa afrohet edhe më shumë.

Ekipi vendas e nisi mirë ndeshjen dhe erdhi goli. Ante Rebic mori një top të mirë brenda zonës nga Castillejo dhe me një goditje të mirë me të brendshmen nuk gaboi në minutën e 25′. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë ka një episod të rrallë. Pioli i kërkon Musacchios të futet në lojë në vend të Kjaer të dëmtuar, por argjentinasi refuzon (pretendon për një lëndim). Në fushë futet Gabbia, ndërsa drejtuesit largojnë Musacchion nga stoli.

Milan ka pasur dy mundësi të arta, me Ibrahimovic dhe Castillejo, që gabuan thuajse me portën e boshatisur. Torino pak bëri për të merituar një pikë.