MENU
klinika

Harrojeni Kiara Titon!

Modelja italiane konfirmon lidhjen me Butrint Imerin

08.02.2020 - 18:26

Në muajin shtator, këngëtari Butrint Imeri u kthye në krefjalën e mediave për shkak të pushimeve të tij të bujshme në Santorini të Greqisë.

Pushimet përrallore, ai i kaloi me një vajzë misterioze, identiteti i së cilës nuk u zbulua plotësisht.Fillimisht u tha se ai shoqërohej nga Kiara Tito, mirëpo vetë Butrinti i hodhi poshtë këto lajme, duke zbuluar për të gjithë pak nga fytyra e vajzës që kishte në krah.

Butrinti publikoi një video ku ata shfaqeshin duke drekuar përballë njëri-tjetrit dhe të gjithë u bëmë kuriozë për identitetin e saj. Epo pas videos, u zbulua se vajza në fjalë ishte pikërisht modelja Ery Viero, e cila sapo ka konfirmuar edhe lidhjen me këngëtarin shqiptar.

Ery ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet bashkë me Butrintin në Santorini dhe tregon se fotoja është shkrepur kohë më parë. Ery jeton në Greqi dhe me Butrintin është njohur që në verë, pas realizimit të klipit “Dream girl”, ku ajo ishte protagoniste.

Prej muajsh ata janë bashkë dhe kjo ishte fotoja që na duhej për të vërtetuar gjithçka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Instagrami i zbuloi të gjitha...

Butrint Imeri dhe modelja janë sërish bashkë?!