MENU
klinika

Gara aziatike

Moto GP “sfidon” Koronavirusin në Tajlandë

21.02.2020 - 16:00

Shpërthimi i shpejtë i Koronavirus nuk i ka trembur drejtuesit e lartë të Moto GP për të dhënë miratimin për zhvillimin normal të Çmimit të Madh të Tajlandës.

Ndryshe nga shumë aktivitete sportive të programuar për t’u mbajtur në shtetet Aziatike dhe jo vetëm, Federata Ndërkombëtare e Moto GP njoftoi se gara do të zhvillohet normalisht.

Moto Gp
Moto Gp

“Pas konsultave me Departamentin e Kontrollit të Sëmundjeve në Ministrinë e Shëndetit Publik saktësojmë se nuk ekzistojnë rrëziqe të mëdha për të shtyrë një garë të tillë” – thuhet në njoftimin e Federatës.

Çmimi i Madh i Moto GP është nga të paktët aktivitete sportive që do të mbahen në këtë periudhë në Tajlandë, pasi më parë Formula 1 dhe Formula E vendosën të shtyjnë garat e tyre për një tjetër datë. Deri më tani koronavirus i ka marrë jetën rreth 2300 personave, ndërsa të infektuar rezultojnë me mijëra të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pezullohen aktivitetet sportive

Koronavirusi ndal Champions dhe Formula 1