MENU
klinika

Premier League, Java 25

Mou mposht Pep, Tottenham afrohet me Champions

02.02.2020 - 19:25

Tottenham ka marrë një fitore të madhe në javën e 25-të të Premier League, duke mposhtur 2-0 Manchester City. Mourinho ia del të thyejë Guardiolën dhe tani zona Champions është më afër për Spurs.

Gundogan humbi penallti për City-n në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola. Në 60’, Zinchenko merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin e Pep me 10 lojtarë. Pas 3 minutash realizon Bergwijn për vendasit.

Në 71’, koreano-jugori Son shënon golin e dytë për Tottenham dhe më pas Spurs nuk e kanë të vështirë të administrojnë rezultatin, me Mourinhon që është specialist në kësi rastesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN