MENU
klinika

Si t'i përdorni!

Myku i gojës, 4 mënyra për ta kuruar shpejt

16.02.2020 - 10:19

Myku i gojës është një infeksion i shkaktuar nga përhapja e kërpudhave Candida albicans në mukozën e gojës. Mund të ndodhë në çdo moshë, por më të prekurit kryesisht janë zakonisht fëmijët dhe të moshuarit. Për fat të mirë, është e mundur ta luftoni atë me mënyra natyrale. Edhe pse këto alternativa nuk zëvendësojnë ilaçet antifungale, janë një ndihmë e vlefshme për të qetësuar simptomat e këtij infeksioni.

Sodë buke

Ky përbërës përmban veti dezinfektuese dhe antimykotike që ndihmojnë në neutralizimin e kërpudhës Candida albicans. Si përdoret? Shkrini gjysmë luge sodë buke në një gotë me ujë të ngrohtë. Përdoreni këtë lëng për të bërë gargarë për 2 minuta. Në fund pështyjeni lëngun dhe përsëriteni këtë procedurë dy herë në ditë derisa të përmirësoheni.

Kos natyralë për të trajtuar mykun e gojës.

Një nga medikamentet më të mira për mykun e gojës është kosi natyral i pasur me probiotikë. Kjo kulturë bakteresh të mira vepron pozitivisht duke risjellë ekuilibrin e baktereve të shëndetshme në gojë. Si përdoret? Gjatë simptomave të para të mykut të gojës, konsumoni dy porcione kos natyral në ditë. Sigurohuni gjithashtu të jetë pa sheqerna sepse këto të fundit ‘ushqejnë’ mykun.

Lëng limoni

Lëngu i limonit ka efekt antiseptik dhe antimykotik mes përbërësve të tij. Si përdoret? Përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë dhe bëni shpëlarje 3 herë në ditë. Përgatisni një çaj me lëng limoni dhe konsumojeni mundësisht me stomak bosh.

Shafran Indie për të trajtuar mykun e gojës

Shafrani i Indisë nuk rresht së na habituri me vetitë e tij dhe sipas një studimi, kurkumina ka një efekt antimykotik kundra llojeve të ndryshme të kandidas. Si përdoret? Si fillim, ngrohni pak ujë. Kur të fillojë të ziejë, shtoni gjysmë lugë kafeje kurkuma (shafran Indie). Mund të shtoni edhe pak piper të zi nëse keni dëshirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Re me pantallona"

Poeti gjenial i futurizmit

Ja gabimet e pafalshme që bëjmë

Mendojmë se pastrojmë shtëpinë, por jo…


Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”