MENU
klinika

Serie A, Java 25

Napoli përmbys në Brescia, kap vendin e 6-të

21.02.2020 - 22:42

Napoli ka marrë një fitore me shumë vlera në Brescia, duke përmbysur shifrat në 1-2. Një sukses që ngjit napolitanët në vendin e gjashtë dhe tani mund të ëndërrojnë edhe për një vend në Champions.

Ishin vendasit që kanë kaluar në avantazh më një goditje me kokë të Chancellor në minutën e 26-të, por miqtë kanë arritur të përmbysin gjithçka në harkun e pesë minutave në pjesën e dytë.

Insigne ka barazuar me penallti në të 49-ën, ndërsa Ruiz ka realizuar të dytin më nje goditje të mrekullueshme nga jashtë zone. Për sa i takon dy shqiptarëve të kësaj sfide, Gattuso ka vendosur ta lërë në stol Hysajn, ndërsa Lopez e ka aktivizuar Ndojin vetëm në pesë minutat e fundit.