MENU
klinika

Kupa e Italisë

Napoli surprizon Interin në ndeshjen e parë

12.02.2020 - 22:42

Pas fitores në derbi, Inter bie në Kupën e Italisë, të paktën në ndeshjen e parë gjysmëfinale. Zikaltrit janë mposhtur 0-1 në “San Siro” nga Napoli, që tashmë është një hap larg finales.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, por miqtë ishin të rrezikshëm në kundërsulm. Megjithatë, pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, për të lënë të hapur pjesën e dytë.

Inter luan më mirë, por nuk finalizon dot. Për të ardhur në minutën e 57’, kur Ruiz shënon një gol spektakolar. Më pas Inter merr frenat e lojës, por nuk ka më gol. Ndeshja e kthimit do të luhet më 5 mars.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN