MENU
klinika

Lajmi i trishtë

Ndahet nga jeta aktorja e dashur e serialit “Sex And The City”

15.02.2020 - 22:15

Aktorja e dashur për publikun, Lynn Cohen ka ndërruar jetë ditën e premte në moshën 86-vjeçare. Vdekja e saj ka trishtuar fansat dhe shkaku nuk është bërë ende i ditur.

Lajmin e trishtë e tha për publikun si fillim aktorja, Sarah Jessica Parker, e cila ka pasur kënaqësinë të luajë në film të përbashkët me Lynn.

86-vjeçarja ishte pjesë e filmit “Sex And The City” me një rol të vogël si shërbyese dhe dado e Miranda Hodds, por dalëngadalë u bë personazh shumë i dashur.

Ajo ka pasur edhe role të tjerë të rëndësishë si ai i Mags në filmin “Hunger Games”. Aktorja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut me pozitivitetin që përcillte në çdo dale publike.