MENU
klinika

Delegacioni universitar italian viziton Shqipërinë

“Nder të japim një kontribut të vogël…”

19.02.2020 - 18:03

Rektori i universitetit të Salentos, Fabio Pollice, dhe delegatët e tij Prof. Francesco Tuccari dhe Prof.essa Rosita D’Aora e shoqëruar nga ish deputeti italian Nicola Ciraci kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri.

Delegacioni Italian ka zhvilluar një sërë takimesh duke përfshirë Zëvendës Ministrin e Arsimit me Oltion Rrumbullaku, Presidentin e Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, Sekretarin e Parë të Ambasadës Italiane Carlotta D’Amico, Drejtorin e Institutit të Kulturës Alessandra Bertini Malgarini, Presidenti i Rrjetit Italian Roberto Laera dhe Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës.

Gjithashtu, nuk kanë munguar vizitat nëpër universitete. Vizita jonë në Shqipëri duhet të shihet jo vetëm si një proces integrimi por mbi të gjitha synon krijimin e një rajoni universitar ndërkufitar. Kthehemi në Leçe të kënaqur dhe të gatshëm për të realizuar menjëherë shumë angazhime të marra”.

Politikani italian, Nicola Ciraci, deklaroi “Ishte një nder që të mund të jepja një kontribut të vogël për suksesin më të mirë të misionit UniSalento në Shqipëri, duke siguruar njohuri për zonën. Si Salentinianë ne me të vërtetë jemi krenarë për nivelin shumë të lartë të bashkëpunimeve nga këndvështrimi i turizmit, ekonomik dhe madje edhe kulturor”. Universiteti i Salento do të kthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në edicionin e VIII të Studimit në Itali, i cili do të zbresë në Tiranë 3-4 Prillin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miratohet nga Këshilli Bashkiak

Gjirokastër/ Gjobë për ndotësit e mjedisit

Përplasjet e këshilltarëve bashkiakë

Gjirokastër/ Shtyhet miratimi i buxhetit 2019