MENU
klinika

E siguron ujin si në mesjetë

Në Bardhoc të Kukësit, një çezmë për 150 familje

02.02.2020 - 15:19

Fshati Bardhoc Qendër në Kukës e siguron ujin si në mesjetë. Ata mbushin enët në një burim natyror dhe më pas i transportojnë me çfarë të munden në shtëpi. Mungesa e ujit dhe investimeve të tjera ka bërë që shumë familje ta braktisin zonën. Kjo çezmë është e vetmja që rrjedh ujë të pijshëm në Bardhoc Qendër të Kukësit. Është shpëtim për rreth 150 familje që prej 3 dekadash kanë probleme me furnizimin me ujë.

Rrjeti Ujësjellës në fshat është amortizuar tërësisht, ndaj banorët janë të detyruar të mbushin ujë në burimet natyrore të zonës dhe ta mbajnë atë në çfarë të munden për në shtëpi. Pamje mesjetare në kohët post moderne. Por për këta banorë është një ritual që detyrohen ta bëjnë disa herë në ditë. Mungesa e ujit dhe investimeve të tjera, ka bërë që ndër vite zona të braktiset.

Banorët thonë se kanë qenë të detyruar. Por në njësinë administrative, thonë se vuajtjet e këtyre banorëve do të marrin fund. Bashkia Kukës po harton projektin për Ujësjellësin e ri. Por deri kur projekti në letër të bëhet i zbatueshëm, banorët e Bardhocit do të vijojnë ta sigurojnë ujin e pijshëm vetëm në këtë çezmë.