MENU
klinika

Flet Taulant Xhaka

“Në Shqipëri, të fiksuar pas Kombëtares”

17.02.2020 - 21:58

Ka qenë protagonist në polemika, si me De Biasin, ashtu edhe me Rejan së fundmi. Mesfushori i Shqipërisë dhe Basel-it, Taulant Xhaka, është shprehur se ka pritur më shumë për të luajtur me Zvicrën, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë mbanë dhe ka zgjedhur vendin e tij të origjinës.

Pse Shqipëria? – “Federata e Shqipërisë shprehu interes për mua shumë herët dhe unë doja të provoja karrierën me kombëtare që në moshë të re. Nuk ishte një vendim kundër Zvicrës.

E falenderoj Zvicrën që priti familjen time, u linda dhe u rrita, por doja të provoja eksperiencën me kombëtaret herët dhe kjo mundësi fatkeqësisht nuk mu dha me Zvicrën”.

taulant xhaka

Kush ndikoi? – “Familja ime nuk ka ndikuar aspak në vendim. Vendimi për të shkuar te Shqipëria ishte si rezultat i mosdurimit tim. Isha vetëm 19 vjeç, mosha më e mirë për të luajtur me kombëtaren.

Mund të prisja thirrjen e Zvicrës, por nuk isha i sigurt nëse do të vinte ndonëherë. Kam luajtur në Euro 2016 me Shqipërinë dhe kam realizuar një ëndërr të madhe. Nuk jam penduar për vendimin tim”.

Kombëtarja – “Në Shqipëri, njerëzit janë të fiksuar pas kombëtares. Nëse je në kombëtare, ata autmatikisht të trajtojnë si hero. Ka raste kur shkoj në restorante dhe më paguajnë faturat”.

Vëllai Graniti – “Ai ma thotë shpesh se më sheh si model, duke qenë se jam vllai i madh. Familja ime shkon shpesh në Londër, ndërsa ne flasim me kamera. Kemi një lidhje të ngushtë. Ka raste që mund të mos shihemi për 6 muaj. Kur takohemi luajmë play-station, shohim filma, dalim me miqtë, nuk gjejmë kohë për të folur për karrierën tonë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista e trajnerit të Kombëtares

Edy Reja “fal” Taulant Xhakën, për Grezdën…

Reagimi pas fitores ndaj Izraelit

Shënoi i biri, Ragip Xhaka: Zemrën te Shqipëria