MENU
klinika

Dy të verdha ndaj Bordeaux

Neymar mori të kuq për Karnavalet e Rios?

24.02.2020 - 17:16

Kishte deklaruar se nuk do të ndiqte këtë vit karnavalet, por Neymar pritet të udhëtojë drejt vendlindjes, pikërisht për këtë feste. Sulmuesi ishte protagonisti negativ në fitoren e ngushtë 4-3 të PSG-së përballë Bordeaux.

Sulmuesi Brazilian u ndëshkua me karton të kuq në fundin e takimit, pas dy të verdhëve. Ky karton i kuq i kushton Neymar mungesën në sfidën e radhës ndaj Dijon, kohë që përkon me periudhën e Karnavaleve në Rio, festa vjetore që braziliani e ka frekuentuar për pesë vite radhazi.

Kjo do të thotë se 28-vjeçari do të jetë i lirë që të udhëtojë drejt Brazilit, edhe pse diçka e tillë ishte hedhur poshtë nga vetë futbollisti përmes një statusi në rrjetin social “Instagram”.

“Me gëzim të jashtëzakonshëm unë njoftoj se nuk do të jem në Karnavalet e vitit 2020. Në këtë mënyrë nuk do të ketë asnjë polemikë këtë herë” – shkruan Neymar, që sipas të gjitha gjasave, do ta thyejë këtë premtim.

Në 5 edicionet e fundit të festës vjetore të Karnavaleve Neymar nuk ka munguar asnjëherë, ku shpesh e shihnim të ndëshkohej me karton të kuq dhe shpesh të vuante nga problemet fizike. Edhe këtë herë braziliani e bëri veprimin e tij. Tashmë pritet të shihet nëse do të marrë leje nga klubi francez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e Barçës me tone të ashpra

“Nuk do e falja Neymar edhe nëse kthehet në gjunjë”