MENU
klinika

Lazio kërkon titullin

Nga kërcënimi me jetë, sot Tare më i respektuari

10.02.2020 - 17:47

Lazio mori një tjetër fitore, e fundit 1-0 në Parma dhe pas kaq vitesh, është vetëm 1 pikë larg Juventus dhe Inter në garën për titullin kampion në Serie A.

Vëmendja kryesore kur flasim për Lazion është Igli Tare. Të gjithë figurat e njohura sportive në Itali e së fundmi Galliani kanë thënë fjalët më të mira për Igli Taren, duke e quajtur si njeriu kryesor në këtë sukses. Ndërsa duartrokitjet e tifozëve të Lazios për drejtorin sportiv shqiptar janë të panumërta.

Po sa e lehtë ishte për të mbërritur deri këtu? Aspak! Po flasim për të njëjtën njeri, që mori kërcënime me vdekje. Kur i ndjeri Davide Astori do të përfundonte te Roma, rivali më i urryer dhe Lazio gjendej aq shumë pranë marrjes së Astorit, në Itali e quajtën Taren si dështak, pasi nuk arriti që të bindte lojtarin.

Igli Tare asokohe do të ndërronte menjëherë numrin e telefonit, për t’u mos shqetësuar më tepër. E për të vazhduar me një tjetër rast çmendurie kur tifozët e Lacios do të arrinin deri aty sa të ndërronin biletën e avionit që kishte prerë Tare, vetëm për t’i prishur axhendën.

Në sezonin e shkuar kur tifozët po braktisnin stadiumin dhe shqiptari u shpreh se nuk e kuptonte sjelljen në fjalë, menjëherë erdhi një letër nga tifozët, vetëm për të ulur figurën e tij.

“I dashur Igli a të kujtohet reagimi i Lotitos kur ai tha se do të luftonte me skuadrat më të forta të veriut? I dashur Igli, a të kujtohet kur ti the se do të luftonim në të treja kompeticionet? I dashur Igli dhe Inzaghi, a keni pyetur veten se përse 99% e golave të pësuara vijnë me kundërsulme dhe gabime individuale? I dashur Igli a ke parë ndonjë krosim të saktë nga e djathta nga Lulic?

I dashur Igli, lojtarët tuaj i shihni të motivuar apo lodhur sepse luajnë gjithmonë? I dashur Igli ne mund të bëjmë edhe 4 artikuj, por kujtoni vetëm një gjë. Ti the se Lazio meriton respekt pasi stadiumi ishte gjysmë i boshatisur, por kjo është më shumë se sa 14 vitet ku ju nuk na keni respektuar edhe me merkaton e bërë, ku edhe Cervia Ciccio Graziani do të bënte më mirë.

Kërkoni rreth 50 emra, nga të cilët 45 janë në formë huazimi. Objektivi ngelet parametri 0 dhe ato janë zbehur për kushtet e caktuara. Tani vazhdoni ende të kërkoni alibi”.

Jemi vetëm disa kohë më vonë, nuk kanë kaluar vite të tëra, por njeriu më i padëshiruar, papritur kthehen në mbret dhe më të mirin në Itali. Kjo letër është një reflektim për çfarë ka bërë Tare te Lazio dhe mënyrën se si ka bindur me punën e tij, për ta kthyer gjithë urrejtjen në dashuri. Tani tifozët e Lazios kanë një respekt të padiskutueshëm, ai ka bindur edhe më skeptikun për aftësitë e tija.