MENU
klinika

Kampionia olimpike

Një shtatore në Pejë për Majlinda Kelmendin

25.02.2020 - 19:50

Kampionia e botës dhe olimpike, xhudistja e njohur kosovare, Majlinda Kelmendi, do të nderohet me një shtatore për arritjet e mëdha në sport dhe ngritjen e emrit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Një përmendore për 28-vjeçaren do të përurohet ditën e premte në vendlindje e saj në Pejë. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë dhe presidenti i Federatës Botëror të Xhudos, Marius Vizer.

Majlinda Kelmendi është e vetmja sportiste shqiptare që është shpallur kampione olimpike në “Rio 2016”. Ndër sukseset e saj në karrierë, numërohen 2 tituj kampione bote, disa herë kampione Europe dhe shumë medalje të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN