MENU
klinika

Kush ishte Dikensi?

“Nuk duhet të na vijë turp nga lotët”

07.02.2020 - 16:27

        Dikensi lexohej në mbarë Anglinë viktoriane: nga mbretëresha deri tek minatorët e Kornuajës, përfshirë francezët, gjermanët dhe rusët. Popullariteti i Dikensit, pa dyshim që errëson një pjesë të madhe të jetës së tij dhe, për ta rrëfyer atë, duhet të shpërndahen shumë mite. Kush ishte Çarls Dikensi?/Konica.al

Lindi në 7 shkurt vitin 1812 në Portsmuth, në një familje të varfër. Pati një fëmijëri të vështirë, punoi që herët në një fabrikë këpucësh, një përvojë jetësore kjo që la gjurmë të thella e të rëndësishme në veprimtarinë e tij të ardhshme letrare. Kreu një varg punësh, që e çuan drejt gazetarisë, punoi një periudhë kohore si kronist i parlamentit dhe shpejt iu kushtua letërsisë. Shkrimet e tij të para filluan të dilnin në vitet 1830 dhe shpejt ai arriti të bëhet i njohur. Në librat e tij dallohet njohja e jetës dhe vizatimi i personazheve dhe atmosferës së besueshme e interesante, parapëlqimi për personazhe të thjeshta. Krijimtaria e Çarls Dikensit rrok fusha të ndryshme të letërsisë, që nga romanet, vëllimet me tregime, dramat dhe ditarët e udhëtimit. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Trilogjia e Londrës”, “Klubi Pikuik”, “Oliver Tuist”, “Nikolas Nikelbi”, “Dyqani i antikuarëve”, “Dombi e bijtë”, “David Koperfildi”, “Vogëlushja Dorrit”, “Shpresat e mëdha”, “Kohëra të vështira”, vëllime me tregime për fëmijë e të rritur, “Ditarë udhëtimesh nga Amerika”, “Ditarë nga Italia” etj.

Që i vogël Çarls Dikensi ishte i magjepsur nga marzhet, të padukshme dhe të stigmatizuara në epokën viktoriane. Në to flasim për varfërinë, fëmijërinë, standardet, devijimet, por edhe udhëtimet. Shtëpi të pushtuara nga fantazmat, vrasje, shpirtra të bardhë, të cilët shfaqen në mbivendosje fotografish të kohës, Dikensi shkroi “histori me fantazma”. Ai ishte i magjepsur dhe njëkohësisht shumë pak i impresionuar nga spiritualizmi ose nga okultizmi që magjepsin bashkëkohësit e tij. Përshkrimi i Londrës në të gjithë damarët e saj është një nga karakteristikat e romaneve të Dikensit. Nga “David Koperfildi”, i cili flet për vetë Dikensin, te “Përralla e dy qyteteve” përmes “Përralla të Krishtlindjes”, shkrimtari britanik përshkruan atmosfera shumë specifike në Londër./Konica.al

I admiruar për fuqinë e tij trilluese, humorin dhe artin e satirës, Çarls Dikens zotëron një zhanër, i cili është ndoshta më pak i njohur, zhanri i tregimeve për fantazma. Këto tregime të frikshme, pa dyshim ia kemi borxh “Miss Mercy”, “dados” së shkrimtarit anglez. Në mbrëmje, Miss Mercy i tregonte djaloshit Çarls histori me fantazma dhe parandjenja të frikshme, që më shumë e tmerronin se e magjepsnin. Gjë e cila me siguri i dha shkrimtarit viktorian një preferencë për të mbinatyrshmen, një preferencë që hera-herës shndërrohej në obsesion. Vetë Dikensi shprehet, se, nëse nuk do ishte penguar nga domethënia e përbashkët, me siguri do të binte në “çmenduirtë e spiritualizmit”. Përfundimisht, ai do ta shndërrojë këtë pasion në burim frymëzim për shumë nga tregimet e tij të shkurtra. “Sinjalizuesi”, që u shfaq në 1866, ilustron në mënyrë të përsosur këtë stil në kryqëzimin e fantastikes dhe realizmit. Në këtë novelë, narratori, duke shëtitur, dallon një sinjalizues hekurudhor në një tunel.

Novela, romane, pjesë teatri, triller ose romane realiste, Çarls Dikens njihet për cilësinë e personazheve dhe prozën e tij piktoreske. Ai vdiq, i pasur dhe i famshëm, në moshën 58-vjeç. Personazhet e tij karakteristike dhe të paharruara e bënë atë një shkrimtar shumë të njohur dhe një figurë qendrore në letërsinë e shekullit XIX./Konica.al

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbuloni sa ditë përfitojnë shtetet kudo në botë

Krishtlindjet festë pushimi zyrtare