MENU
klinika

Shifra të frikshme!

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i kalon 2000 njerëz

19.02.2020 - 09:17

Sipas raportimeve të Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, numri i të vdekurve nga korona virusi ka kaluar 2000 viktima.

Aktualisht numri ka shkuar në 2010 dhe është shënuar viktima e gjashtë jashtë territorit kinez.

Ka pasur 6 vdekje të raportuara jashtë territorit të Kinës, me Tajvan, Japoni, Filipine dhe Francë që të gjithë regjistruan një vdekje secila, ndërkohë Hong Kong shënoi viktimën e dytë, një 70-vjeçar gjatë mëngjesit të sotëm.

Numri global i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi tani është 75.199, shumica në Kinë, ndërsa 14,532 kanë arritur të rikuperohen pas infektimit.

Më shumë se 1 mijë persona janë konfirmuar të infektuar gjatë ditës së djeshme në Kinë, ndërsa një numër në rritje i të infektuarve është edhe Japoni dhe Singapor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN