MENU
klinika

'Deklaroni pasurinë për 48 orë!'

OFL kërkesën 2 ‘të fortëve’ në Berat të dënuar për trafik droge

18.02.2020 - 13:31

Dy subjekte të tjera të paketës anti-KÇK janë bërë sot publike nga OFL, që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orësh.

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar kërkesë për të deklaruar pasurinë dy personazheve të njohura në Berat, të dënuar për trafik narkotikësh në Itali. Bëhet fjalë për shtetasit Gazmend Mahmutaj, dhe Edison Çobo. Mësohet se Mahmutaj, më herët është ndaluar në Itali, ku në dokumente kishte emrin Raqi Gjoni.

NJOFTIMI I OFL
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.
Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:
G. M., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
E. Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush është në shënjestër?

“Forca e Ligjit” zbarkon edhe në Shkodër